TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Janar 2024, 16:22

S’ka më dyshime për lidhjen e tyre/ Princ Leka kapet ‘mat’ në aeroport me fotografen! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

S’ka më dyshime për lidhjen e tyre/ Princ Leka kapet

Prej kohësh kryefjalë në mediat rozë ka qenë ndarja e princ Lekës me Elia Zaharian dhe romanca e re e princit me fotografen e tij, Blerta Celibashi.

Procesi i divorcit mes çiftit ka nisur, nga ana tjetër Princi as fotografja nuk kanë reaguar as nuk i kanë mohuar zërat për romancën e tyre.

Këta të fundit janë arratisur nga Shqipëria pas lajmit të bujshëm të lidhjes së tyre. Sipas Hashtag.AL, ata janë parë së bashku në aeroportin e Romës. Duket se lidhja e shumë-përfolur ditët e fundit në media është konfirmuar!

Ndërsa Elia ka postuar kartolinën e saj të festave të fund vitit, ku duket vetëm me vajzën dhe familjen e saj. Por asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik për këtë.

 

 

princ leka aeroport

Lini një Përgjigje