TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Janar 2024, 14:47

Nuk foli kurrë në Parlament si deputete, Ori Nebijaj pritet ‘ta ndrisë’ si opinioniste në BBV3 (zyrtare)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk foli kurrë në Parlament si deputete, Ori Nebijaj pritet ‘ta

Kur mësuam që prezantues i Big Brother Vip Albania 3 do ishte Ledion Liço, menduam që do ishin ‘të hajrit’ edhe pjesa tjetër e kastit. Por, teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, mësohet se në krah të Arbër Hajdarit, si opinioniste, do jetë edhe Ori Nebijaj.

Oriela, e cila u largua nga televizioni si prezantuese (ku nuk është se shkëlqeu) për të marrë detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”.

Në Parlamentin shqiptar bukuroshja nuk tha një fjalë, as nuk ia dëgjoi njeri zërin. Mbase si opinioniste do jetë më elokuente, ku i dihet?!

Por, në të dyja rolet: edhe si politikane edhe si moderatore duhet theksuar se ka lënë shumë për të dëshiruar. /Pamfleti

ori nebiaj opinioniste bbv3

Lini një Përgjigje