TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Tetor 2023, 11:03

Renis Gjoka: Vajzave të mia do u mësoj të mos gënjejnë kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Renis Gjoka: Vajzave të mia do u mësoj të mos gënjejnë

I shoqëruar nga qenushi i tij, teksa bënin ecjen e mëngjesit pranë Liqenit Artificial, Renis Gjoka iu bashkua programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan për një intervistë rreth të rejave më të fundit prej tij. Nga jeta personale, e reja më e fundit është ardhja në jetë e vajzës së tij.

Aldo: U bëre me dy goca. Aura dhe… vajza e vogël, si ia vutë emrin?

Renis Gjoka: Heidi.

Aldo: T’i kesh me jetë dhe me shëndet! Si do ta përshkruash veten si baba?

Renis Gjoka: Faleminderit! Të them të drejtën, i mirë jam. Mirë, shumë bukur.

Aldo: Pra, është e vërtetë ajo që thoni: s’ndryshojmë?

Renis Gjoka: Jo, unë s’kam ndryshuar.

Aldo: Në fakt, bërja baba të ndryshon, sikur të rrumbullakos paksa?

Renis Gjoka: Jo, kemi filluar të dobësohemi madje, jemi në aktivitet.

Aldo: Cila është një prej këshillave të tua që do t’i japësh gocave kur të rriten?

Renis Gjoka: Mendoj që një nga armët e forta që mund të ketë një njeri dhe të jetë i pastër me ndërgjegjen e vet, është të thotë gjithmonë të vërtetën dhe atë që mendon, t’i shmangë gënjeshtrat, qoftë edhe të vogla, të jetë gjithmonë i drejtpërdrejtë sepse siç thotë gjithmonë ajo shprehja që: thuaj gjithmonë të vërtetën. S’do kesh nevojë të mbash mend se çfarë ke thënë.

renis gjoka vajzat

Lini një Përgjigje