
Aktori i famshëm me dhjetëra role ikonike në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është larguar nga televizioni “Top Channel”pas 17 vitesh karrierë.
Mësohet se Veleshnja e ka marrë këtë vendim pas premierës së sezonit të ri të show-t, të dielën, ku u shfaq si pjesë e trupës me rolet e tij. Nuk dihet ç’ka ndodhur, që Veleshnja largohet në fillim sezoni dhe kaq papritur, duket bërë “divorc” profesional me televizionin, ku gjithmonë binte në sy për marrëdhëniet e shkëlqyera që kishte.
Ndërkohë Veleshnja është ‘blerë’ nga televizioni “MCN”, ku pritet të shfaqet me programin e tij. Veleshnja i bashkohet aktorëve të tjerë që janë larguar nga “Portokalli” si Florian Binaj e Renada Caci.
Ashtu si Albano Bogdo edhe Rezart Veleshnja do bëjë një emision të stilit ‘one man show’
Lini një Përgjigje