TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Tetor 2023, 10:13

Zhaklin Lekatari krah Kiara Titos në ‘Fan Club Dancing’

Shkruar nga Pamfleti

Zhaklin Lekatari krah Kiara Titos në ‘Fan Club Dancing’

Ashtu siç kishte shkruar më herët ‘Pamfleti’, në spektaklin ‘DWTS’ do kishte vend edhe për Kiara Titon. Prezantuesja nuk do ishte në rolin e balerinës, por do moderonte ‘Fan Club’-in e spektaklit, i cili mesa duket është krijuar për t’i sajuar një vend partneres së Luizit. Ky i fundit një kontribuues i rëndësishëm në të ardhura për Top Median.

Ashtu si ‘Fan Club’-i i Big Brotherit, edhe ky i DWTS do të ketë opinionisten e vet. Mësohet se krah Kiarës, të paktën në puntatën e parë, do të jetë Zhaklin Lekatari.

Ende është mister nëse opinionistët do të ndërrohen çdo javë. Por një gjë është e sigurt: çdo javë do jenë të ftuar konkurentët e DWTS, njësoj si në Big Brother.

 

zhaklin lekatari fan club dancing

Lini një Përgjigje