TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Shtator 2023, 11:14

Kiara pjesë e ‘Dancing With The Stars’, Luizi provokon me ‘Grande Fratello’-n

Shkruar nga Pamfleti

Kiara pjesë e ‘Dancing With The Stars’, Luizi provokon me

Pak ditë më parë Luizi provokoi me foto dhe video nga prapaskena e spektaklit ‘Dancing With The Stars’. Kjo, nuk u bë fare kot...Luizi nuk do jetë pjesë e spektaklit të vallëzimit, ama për Kiarën e tij po bëhet një ‘Dancing Fan Club’ (njësoj si për BBV).

Ndaj, gjysmë për të hedhur ‘shashka’ tek portalet dhe publiku e gjysmë për t’i bërë reklamë spektaklit ku do jetë e shoqja, Luizi postoi imazhe nga përgatitjet e Dancing.

Ndërsa ditën e sotme, Luizi ka publikuar në story të Instagramit të tij një foto, ulur në një kolltuk ku e mendon veten si opinionist i ‘Grande Fratello’-s.

Duket se Ejlli e ka ndarë mendjen dhe e kërkon me çdo kusht atë pozicion në BBV3, por nuk dihet në rezistencën e kujt po has. (Kjo dyshohet të jetë edhe arsyeja e prishjes së marrëdhënies së tij me Arbanën dhe Eduartin). /Pamfleti

Kiara pjesë e ‘Dancing With The Stars’, Luizi provokon me

dancing with the stars kiara tito luiz ejlli

Lini një Përgjigje