
Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka denoncuar përmes rrjeteve sociale një familje të njohur ditën e djeshme (19 shtator).
Bëhet fjalë për familjen e Mihrije dhe Naim Abazit. Dikush nga banorët e lagjes ‘Bregu i Diellit’, ku është banesa e çiftit Naim e Mihrije ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesën e tyre (apo siç njihet tek ne: shtesë pa leje).
Sakaq, reagimi i Naim Abazit ka qenë i menjëhershëm, i cili e ka dhënë versionin e tij, duke mohuar se po bën mbindërtim.
“Jo për Zotin s’ka mbindërtim po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë, besoj e keni pa! Tash fillon dimri dhe s’ke qare pa e vendos kulmin (çatinë). Kështu është që 24 vjet kështu e kam ble më 2006-n dhe veç po ia hekim të djegurin e po ja vendosim të riun”, është shprehur ai.
Lini një Përgjigje