TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Tetor 2023, 10:50

Albano Bogdo: Për një fjali që thashë m’u çuan moralistët, që janë plehra se unë i njoh

Shkruar nga Pamfleti

Albano Bogdo: Për një fjali që thashë m’u çuan

Albano Bogdo, pavarësisht kritikave për deklaratën e tij në emision, ku u shpreh se “Alban Ramosaj është ai që i q*** motrën në Big Brother VIP Donaldi”, nuk është penduar.

Në një video në TikTok, ai shprehet se “nuk e shtriva dhe as nuk e zhvesha unë Beatrix”, ndërsa theksoi se s’ka përse ti kërkojë falje.

“Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”, u shpreh ai.

Aktori i humorit theksoi se e vetmja gjë që i vjen keq është për shqetësimin që mund t’i kenë krijuar ata që i quajti “plehra” në Shqipëri.

“M’u çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju.

U çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin.

Për 1 fjali që thashë, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund t’i kenë shkuar.

Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, u shpreh Albano Bogdo.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nisën një romancë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, që u konsiderua si trekëndëshi i dashurisë pasi aktori ishte në një lidhje me Bora Zemanin. Gjithsesi, Beatrix dhe Donald nuk e konsumuan lidhjen brenda shtëpisë, ndaj Albano duhet ta ketë parasysh që nuk u zhvesh njeri dhe Donaldi nuk ia ‘ashtu’ motrën Alban Ramosajt.

Ish-çifti dukeshin të dashuruar, por menjëherë pas përfundimit të spektalit u ndanë.

Donald Veshaj u rikthye në krahët e Bora Zemanit, duke nisur edhe bashkëjetesën sërish.

albano bogdo moralistet plehra

Lini një Përgjigje