TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Mars 2025, 10:20

“Rame, ku i ke shokët?”/ Eksperti: Nga dissi Rama-Basha, përfituesi më i madh është Unikkatili

Shkruar nga Pamfleti

“Rame, ku i ke shokët?”/ Eksperti: Nga dissi Rama-Basha,

Teksa fushata elektorale po bëhet gati për t’u futur në zonën e nxehtë liderët politikë kanë intensifikuar mesazhet për publikun jo vetëm përmes takimeve fizike, por edhe përmes komunikimeve virtuale me ndjekësit e tyre në platformat sociale.

Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Besmir Semanaj, në një intervistë për “Ora News” zbuloi ecurinë e politikanëve më të klikuar në rrjete.

Semanaj theksoi se Rama dhe Berisha gjenden në të njëjtat nivele që kanë pasur më përpara, ku Rama është dy fish më i klikuar se Berisha.

Eksperti theksoi se nga ana tjetër, rritje kanë pësuar krerët e partive të vogla, ku ndër ta më i suksesshmi duket se është kreu i euroatlantikëve Lulzim Basha.

Semanaj tha se komunikimi që kanë nisur prej pak ditësh Basha dhe Rama është një gjetje elektorale, pasi duket se replikat mes tyre kanë fituar vëmendjen e publikut në rrjetet sociale.

Por tha ai, më i fituari nga kjo betejë në distancë është vetë këngëtari Unikkatili, pasi ka shtuar kuriozitetin tek njerëzit për këngët që ai ka bërë dhe që i referojnë mes tyre Rama dhe Basha.

Lini një Përgjigje