TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Mars 2025, 14:57

“Nuk jemi ende gati ta presim në shtëpi”, mamaja e Lorit jep intervistë për marrëdhënien e banores me Jozin

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jemi ende gati ta presim në shtëpi”, mamaja e Lorit

Mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati, mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku komentoi më tej takimin e saj me vajzën dhe “dhëndrin”, Jozefin Marku.

Shpëtime Brati na zbulon emocionet e saj nga momenti kur ka takuar të bijën, pasi kishte 7 muaj pa i ndjerë aromën.

Sipas saj, sytë e Loredanës tregonin se ishte e gëzuar dhe e kënaqur me eksperiencën në fomatin e “BBVA4”.

Pas pak, pasi u pyet në lidhje me Jozin, mamaja e Lorit zbuloi cilësitë e banorit që i pëlqejnë asaj.

“Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë”, tha ajo.

Sa i përket bashkëshortit të saj, i cili para ca kohësh pati një takim jo dhe aq “të hijshëm” me Jozin, Shpëtime tregon se ai ka ndryshuar mendim për banorin.

Por ajo thekson sërish se ata nuk i besojnë dot atij 100%.

Jozi ka thënë ‘vdeksha unë për vjehrrën time’ si u ndjetë ju përballë kësaj?

Shpëtime: Ishte një batutë shumë e bukur, më pëlqeu.

Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?

Shpëtime: Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.

Të kishte marrë malli?

Shpëtime: Po shumë.

A pe diçka ndryshe tek ajo?

Shpëtime: Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.

Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?

Shpëtime: Mendoj se po.

Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot, si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?

Shpëtime: Sa herë Loredana ka qarë, kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.

Ishte një moment në fund të takimit ku Lori tha ‘do takohemi në Itali’ dhe Jozi kërkon që të vijë bashkë me të. Ju jeni gati që t’a prisni dhëndrin e ri në shtëpi?

Shpëtime: Në shtëpi jo, akoma.

Për vizitë po themi ne

Shpëtime: Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt, jo më shqiptarët.

A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?

Shpëtime: Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.

Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?

Shpëtime: Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë.

shpetime brati jozi

Lini një Përgjigje