TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Mars 2025, 11:17

Ups/ Jul Deda 'diss' të fortë Neda Ballukut! Presim përgjigjen e opinionistes së BBVA4...(Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ups/ Jul Deda 'diss' të fortë Neda Ballukut! Presim

Qëndrimet disi subjektive të Neda Ballukut në Big Brother janë komentuar dhe analizuar me detaje shpesh herë nga Julian Deda. Por kjo gjë mesa duket nuk i ka pëlqyer opinionistes, e cila në një story të saj shkruan për Julin:

“O Jul, ti e ke treguar që nuk e dallon dot një lojtar të vërtetë Big Brotheri që kur dole dhe the se e kishe fituar vetë”, shoqëruar kjo me një e-moji me të qeshura me lot.

Aktori, tanimë moderator i ‘Fiks Fare’ ka realizuar një video të cilën e nis me fjalët: Neda kujton se është ende banore dhe jo opinioniste.

E për t’i treguar se ajo ka patur një tjetër mendim për Julin, i tregon videon ku Neda, e ftuar në një nga emisionet e Top-it, konkretisht më 26 mars të vitit të kaluar, thotë për Julin fjalët më të mira.

“Ma ndan dot cili nga këta jam?”, pyet Juli me të drejtë. Tani urojmë që Neda ta shohë lajmin dhe videon sa më shpejtë, që të kemi një replikë prej saj. /Pamfleti

 

jul deda neda balluku dis

Lini një Përgjigje