TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Mars 2025, 10:31

Zyrtare/ Luana Vjollca në krye të ‘Ferma Vip’, ja kur nis sezoni i dytë dhe emrat e pjesmarrësve

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Luana Vjollca në krye të ‘Ferma Vip’, ja kur nis

Lajmi i ‘Pamfleti’, i datës 24 shkurt 2025, se Luana Vjollca do të merrte drejtimin e ‘Ferma Vip 2’ bëri xhiron e rrjetit në kohë rekord, por ende asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë protagonistja.

Tanimë gjithçka është zyrtare dhe e vendosur: moderatorja e “Ferma Vip2” do të jetë Luana Vjollca.

Lajmi u konfirmua nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet nga faqja zyrtare e spektaklit në fjalë.

Më tej zbulohet se data e startimit të këtij spektakli përkon me 31 marsin.

Ndërsa zërat që përfliten se do të jenë pjesë e këtij episodi janë: Frederik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu si dhe Alba Pollozhani.

Gjithashtu u përfol se Luiz Ejlli do të zinte vendin e Bes Kallakut në këtë sezon.

Mirëpo artisti Ejlli nëpërmjet disa postimve të bëra së fundmi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet duke zbuluar se nuk ka asnjë lidhje me programin në fjalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

ferma vip luana vjollca

Lini një Përgjigje