TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Mars 2025, 11:45

“Shtrëngoje pak…s’kam fuqi”, Rizarta rrëfen çfarë ndodhi mes saj dhe Aldos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shtrëngoje pak…s’kam fuqi”, Rizarta rrëfen

Rizarta Hoxha, e eliminuara e dytë e Prime-t të së shtunës u duk se do krijonte diçka me Aldo Markun, por fitili mes të dyve ‘nuk ndezi’ brenda mureve të shtëpisë së Big Brother.

Ditën e djeshme, ish-banorja ishte e ftuar në Fan Club, ku sqaroi edhe marrëdhënien që pati me regjisorin.

Pati shumë kuriozitet nga ana e publikut të kuptonin se çfarë ndodhi mes Rizartës dhe Aldos, kur të dy ishin në shtrat me njëri-tjetrin dhe u dëgjuan disa fjalë shumë ‘pikante’.

Aldo dëgjohet duke i thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i përgjigjet: “S’kam fuqi.” Video u bë virale falë këtyre frazave.

Fjalë të cilat u vendosën nga publiku një kontekst “romance dhe raporti intim” mes dy banorëve.

Ish-konurentja theksoi se biseda e saj me Aldon nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë dhe se gjithçka ishte keqinterpretuar nga publiku.

“Ishte një moment krejt i zakonshëm. Po flisnim për muskujt e barkut dhe Aldo më tha të shtrëngoja barkun. Unë i thashë se nuk kisha fuqi për ta bërë.”-tha ajo

 

rizarta aldo sqarim intimitet

Lini një Përgjigje