
Edhe pse u duk se Egli erdhi e rikuperuar dhe ‘sy hapur’ nga jashtë’, drama mes saj dhe Gjestit ka rinisur. Debati mes tyre ka arritur një tjetër pikë tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjithçka nisi kur Egli e akuzoi Gjestin se ka shmangur çdo përpjekje për një bisedë të sinqertë që nga rikthimi i saj. Nga ana tjetër, Gjesti refuzoi të hapte një dialog, duke thënë se ajo “nuk e meriton”.
Egli: Ti nuk ke ardhur ende të bësh një bisedë me mua.
Gjesti: S’dua ta bëj, s’e meriton.
Egli: Se kaq i papjekur je, je kalama! Bërtit nëpër shtëpi si budalla. Nuk e bëre kurrë një bisedë të qetë, se s’je burrë ta bësh.
Përplasja e tyre ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjet. Disa ndjekës mbështesin qëndrimin e Eglit, duke e quajtur atë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, ndërsa të tjerë e shohin Gjestin si të sulmuar padrejtësisht.
Si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre? A do të arrijnë ta sqarojnë situatën apo përplasjet do të thellohen më tej? Mbetet për t’u parë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje