TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Prill 2023, 11:31

Pse iku nga ‘Portokalli’? Florjan Binaj: Nuk donin të më mbanin dhe u largova vetë i pari

Shkruar nga Pamfleti

Pse iku nga ‘Portokalli’? Florjan Binaj: Nuk donin të më

Publiku i ka dashuruar rolet e tij në emisionin e humorit në “Portokalli” dhe e ka kthyer Florjan Binajn në një prej personazheve më të dashur të ekranit.

Ndër të gjitha rolet e suksesshme, ai do të mbahet mend për rolin e polic Kolës, rol nga i cili duket se s’ka hequr dorë.

Në një intervistë për Aulonën, aktori ka treguar se do ta risjellë këtë rol, jo më në “Portokalli” por në filma apo teatër.

Gjatë rrëfimeve të tij, Binaj ceku edhe largimin e bujshëm nga spektakli “Portokalli” në “Top Channel”.

Ai tregoi se kur e kuptoi që nuk donin ta mbanin, i “parakaloi” duke u larguar ai i pari.

“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më është dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte të hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet.”- ka treguar aktori.

florjan binaj ikja portokalli

Lini një Përgjigje