TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shkurt 2025, 15:30

Postimi i fundit i Xhenetës ‘kunjë’ për Gjestin?

Shkruar nga Pamfleti

Postimi i fundit i Xhenetës ‘kunjë’ për Gjestin?

Xheneta Fetahu po ndihet një mbretëreshë e vërtetë. Mbase ngaqë arriti të marrë shumë vëmendje nga publiku mbarë shqiptar, duke patur parasysh që Prime i mbrëmshëm kishte në ‘qendër të vëmendjes’ intervistën e saj, dhënë për Fan Club, ku shprehej se ndihej e lënduar nga veprimet e Gjestit.

Nga ana tjetër, ajo tregoi dinjitet, duke u shprehur se Gjesti nuk ka më shanse të takohet me Xhenetën, pas afrimitetit që pati me Eglin, duke qenë se ish-banorja e Big Brother Kosova mendonte se do të kishte një lidhje serioze në jetën reale me reperin.

Kjo bëri që marrëdhënia e Eglit me Gjestin të përfundonte dhe meqë mëri ‘lëmsh’ shtëpinë, duke bërë që edhe reperi të thoshte se ‘ka parë shumë gjëra’ dhe Xheneta i është dukur e pamëshirshme përsa i përket ndjenjave të tij, bukuroshja ka bërë një postim, ku krah fotove të saj, shkruan: “Po m’dhem kryt se KURORA shum e rond.!”, duke lënë të kuptohet se ajo është (ose të paktën ndihet) mbretëresha.

Ju si mendoni? Gjesti mbreti apo Xheneta mbretëresha? /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

 

xheneta fetahu gjesti

Lini një Përgjigje