TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shkurt 2025, 15:20

Xheneta u shpreh e lënduar, Gjesti: Ajo nuk pati mëshirë për mua

Shkruar nga Pamfleti

Xheneta u shpreh e lënduar, Gjesti: Ajo nuk pati mëshirë për

Intervista e Xhenetës, e cila shprehej shumë e lënduar nga Gjesti, madje edhe e mashtruar prej tij, bëri që ky i fundit të nxjerrë një tjetër anë të lidhjes. Sipas Gjestit, Xheneta nuk është aspak viktima, sikurse hiqet. Përkundrazi, ajo është treguar e pa shpirt, sipas Gjestit, i cili aludon se ajo e ka parë që ai po vuan për dashurinë e saj dhe nuk ‘ia ka ndjerë’.   

I pyetur nga Loredana Brati se si u ndje pasi e pa këtë intervistë, ai u përgjigj prerë:

“Jo, çfarë kam përjetuar unë aty brenda ka qenë tmerr. Nuk ka ndjesi. Kam parë gjëra që është dashur t’i shoh, gjëra shumë të ulëta. Nuk ka pasur kush mëshirë për mua aty. Nuk po mund të sqaroj disa gjëra, por kur të dalësh jashtë e kupton vetë.”

Në vijim, ai shtoi:

“Kurrfarë ndjesie, thjesht figurë. Hiç. Pse ka ndodhur kjo? Ajo po vazhdon tjera gjëra. Ishalla është e lumtur, Zoti ia sjelltë atë që e do dhe e meriton. Për mua është në rregull, por lotët e mi, paranojat dhe lloji i depresionit që kam kaluar aty, nuk ia ka ndjerë askujt.”

Gjesti nuk i kurseu fjalët as në fund të bisedës, duke theksuar se e kishte kuptuar që jo vetëm Xheneta, por askush tjetër nuk ishte prekur nga situata e tij:

“Hallall nuk i kanë. Nga fundi e kuptova që jo vetëm asaj, por askujt nuk po ia ndjen për mua.”

Ky moment emocional ndikoi edhe në raportin e tij me Egli Tako, e cila duket se u distancua prej tij, me bindjen se ai po bënte një lojë me të.

 

xheneta gjesti pa meshire

Lini një Përgjigje