TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Nëntor 2024, 12:32

Partnerja e Uzunit tregon për njohjen me futbollistin: Nuk e dija kush ishte

Shkruar nga Pamfleti

Partnerja e Uzunit tregon për njohjen me futbollistin: Nuk e dija kush

E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake up ishte Uarda Hyseni, partnerja e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ku para pak ditësh kanë treguar se do të bëhen prindër të një djali. Sot ajo ka treguar shumë detaje për lidhjen e tyre madje edhe si janë njohur.

Uarda: Jemi njohur shumë rastësisht prej një tavoline të përbashkët prej një shoqërie të përbashkët dhe jam gjendur rastësisht në atë tavolinë dhe nuk e kisha menduar kurrë

Blendi: E njihje ti kush ishte ai?

Uarda: Nuk e njihja, nuk ndiqja futboll, zero, nuk kisha lidhje

Blendi: Të sqaroi dikush apo e ‘gugëllove’ më mbrapa

Uarda: Jo, e mora vesh në tavolinë, po nuk kisha ikur për atë

uarda uzuni

Lini një Përgjigje