TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Nëntor 2024, 10:16

Eni Çobani e merr ‘seriozisht’ Këngën Magjike, çfarë roli do ketë juristja?

Shkruar nga Pamfleti

Eni Çobani e merr ‘seriozisht’ Këngën Magjike,

Disa javë më parë, Eni Çobani shprehu dëshirën e saj për të marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’, duke kërkuar “pjesën e saj” në këtë festival të njohur. Tani, duket se kërkesa e saj është plotësuar dhe kemi një konfirmim!

Gjatë një momenti në rubrikën ‘Shihemi në Gjyq’, moderatori Ardit Gjebrea e ftoi Enin të prezantonte pjesën e ardhshme të programit, duke i thënë: “Po e prezanton tani Këngën Magjike”. Eni, e cila tashmë ka nisur provat, zbuloi se është në përgatitje për këtë projekt, por ajo mbajti në tension publikun, duke thënë se do ta shohim gjatë netëve finale.

“Kam filluar provat, por ende nuk mund të them shumë. Kënga Magjike do të jetë një moment i veçantë, ku artistët do të na çojnë në një udhëtim të paharrueshëm muzikor,” – tha Eni, e cila edhe këtë vit do të jetë pjesë e shfaqjes.

Na mbetet të presim për të mësuar më shumë rreth rolit që Eni do ketë.

eni cobani kenga magjike

Lini një Përgjigje