TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Nëntor 2024, 12:25

Djali i Angelina Jolie shfaqet në publik pas shumë kohësh, një kopje e nënës së tij

Shkruar nga Pamfleti

Djali i Angelina Jolie shfaqet në publik pas shumë kohësh,

Aktorja e famshme, Angelina Jolie, dhe djali i saj, Knox Jolie-Pitt, bënë një paraqitje të rrallë të përbashkët publike në ceremoninë e Guvernor’s Awards në Los Angeles.

Kjo dalje krah nënës së tij, shënoi paraqitjen e parë të 16-vjeçarit në tapetin e kuq në tre vjet.

Ylli i kinematografisë dukej mahnitëse me një fustan të verdhë krah djalit të saj adoleshent, i cili ishte veshur me një kostum të zi klasik.

Knox shkoi për herë të fundit në tapetin e kuq në tetor 2021, kur ai dhe vëllezërit e motrat e tij Maddox, Zahara, Shiloh dhe Vivienne treguan mbështetje për nënën e tyre në premierën në Londër të Eternals.

Por pavarësisht se kanë prindër të famshëm, Knox dhe vëllezërit e motrat e tij preferojnë të mbajnë një profil të ulët dhe të qëndrojnë larg vëmendjes, sipas Jolie.

“Ata janë shumë të turpshëm, shumë të rezervuar”, tha aktorja.

Djali i Angelina Jolie shfaqet në publik pas shumë kohësh,

angelina jolie djali

Lini një Përgjigje