TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Nëntor 2024, 12:10

“Cekja ka bërë të pamundurën të futesha në teatër”, Egla Ceno surprizohet nga aktori i njohur

Shkruar nga Pamfleti

“Cekja ka bërë të pamundurën të futesha në

Egla Ceno, e ftuar në “S’e luan Topi”, është surprizuar nga aktori i mirënjohur i humorit, Sejfulla Myftari, i njohur me emrin e artit “Cekja i Beratit”.

Teksa mes lotësh aktorja e njohur po rrëfente mallin për të atin, Agim Ceno, ajo u shpreh se Cekja ka bërë çmos që ajo të futej në teatrin e Beratit.

“Pasi vdiq babi, Cekja ka bërë çmos që unë të futesha në teatrin e Beratit si aktore për të ndihmuar me një rrogë në shtëpi. Aty jam ngjitur në skenë për herë të parë”, u shpreh fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

“Përshëndetje Egla të uroj suksese kudo në jetë. Me babain e Eglës kam punuar në Poliçan dhe kam kujtime të bukura. Ne kemi punuar, kemi shkruar parodi, skeçe dhe ndaj kam kujtime shumë të bukura”, ka qenë ky mesazhi i Cekes për Egla Cenon.

“Është kënaqësi e madhe të kesh njerëz që kanë punuar me babin dhe të kenë dy fjalë për mua. Ceke, të dua shumë dhe faleminderit! Do të takohemi në Berat”, i tha Egla aktorit të njohur të humorit.

egla ceno cekja

Lini një Përgjigje