TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2024, 21:53

Nuk tradhton vetëm bashkëshortët, ky gjest i Uanda Narës mund të quhet tradhtia e radhës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk tradhton vetëm bashkëshortët, ky gjest i Uanda Narës

Uanda Nara është padyshim një nga bukuroshet më të përfolura jo vetëm në botën e modelimit, por edhe në atë të futbollit. Modelja argjentinase që është bashkëshortja e Mauro Ikardit, ka “thyer” rrjetin me një tjetër foto.

Uanda njihet për natyrën e saj tradhtare. Në të shkuarën modelja ka tradhtuar bashkëshortin e asokohe, Maksi Lopez me atë aktual, Mauro Ikardin. Por edhe për këtë të fundit kanë dalë lajme që e ka tradhtuar disa herë.

Ama këtë herë, 37-vjeçarja ka “tradhtuar” kombin e saj. Në një foto të postuar në profilin e saj në “Instagram”, argjentinasja shihet me bluzën e kombëtares së futbollit të Brazilit. Rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës dihet, dhe ky gjest i modeles mund të quhet tradhtia e radhës.

Nuk tradhton vetëm bashkëshortët, ky gjest i Uanda Narës

uanda nara modelja argjentinase mauro ikardi

Lini një Përgjigje