TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2024, 18:33

“A do krijoje lidhje brenda BBV?”, Olsi Bylyku jep përgjigjen e papritur

Shkruar nga Pamfleti

“A do krijoje lidhje brenda BBV?”, Olsi Bylyku jep përgjigjen e

Këngëtari dhe moderatori i njohur Olsi Bylyku është një nga banorët e spektaklit televiziv "BBV3", i cili u bë pjesë e shtëpisë të shtunën që lamë pas.

Ditët e fundit në shtëpi, po ‘ziejnë’ diskutimet për çiftet potencialë që mund të krijohen, ndërsa ka qenë pikërisht Olsi ai i cili ka vendosur një ‘bast’ me Riken, ku sipas tij brenda shtëpisë do krijohen 4 çifte, ku nuk përfshiu e as përjashtoi veten.

Pikërisht prej këtyre situatave ka qenë Romeo ai që e ka pyetur Olsin, nëse do të krijonte një lidhje brenda shtëpisë.

“A do lidheshe me një vajzë këtu brenda nëse do krijoje ndjenja?”, pyeti Romeo.

“100%, nëse do krijoja ndjenja”, u shpreh Olsi pa u menduar dy herë.

Lini një Përgjigje