TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2024, 13:39

Alarm në Policinë e Kosovës, zhduket ish-fituesi i “Big Brother Albania 5”

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Policinë e Kosovës, zhduket ish-fituesi i “Big

Ish-fituesi i ‘Big Brother Albania 5’, Arbër Zeka, është gjetur i dehur në ambientet e një moteli në Qagllavicë të Prishtinës. Familjarët denoncuan zhdukjen e gazetarit në polici.

I vëllai i gazetarit lajmëroi Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës humbën kontaktet me Arbër Zekën dhe ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të kryeqytetit. Ai u gjet i dehur brenda në hotel, gjendje që shpjegon dhe mungesën e kontaktit me familjarët e tij.

Lini një Përgjigje