TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2024, 15:35

BBV 3/ Sara habit me deklaratën e saj: Kam kërkuar të largohem, por produksioni nuk më lejoi

Shkruar nga Pamfleti

BBV 3/ Sara habit me deklaratën e saj: Kam kërkuar të largohem,

Në një bisedë të bërë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 3”, modelja dhe prezantuesja Sara Gjordeni ka ndarë me banorët një përvojë që ka kaluar brenda shtëpisë ditët e fundit.

Teksa ka zhvilluar një bisedë të tensionuar me konkurrenten Rike Roçi, Sara ka treguar se ka pasur një moment dobësie ku ka kërkuar të largohej nga gara.

Ajo ka treguar se të hënën ka kërkuar të largohet por është ndaluar nga produksioni i BBV 3.

“Ti e di që unë të hënën kam tentuar të iki. Më kanë mbajtur këtu. Ja ta them unë. Dhe s’më kanë lënë të iki, veçse nga kjo histori”, ka rrëfyer ajo me një ton të përzemërt, duke zbuluar një anë më të ndjeshme të karakterit të saj në sytë e publikut.

Komenti i Rikes ka pasur më shumë të bëjë me rregullat e programit, duke i kujtuar Sarës se disa gjëra nuk duhen ndarë hapur: “Mos e thuaj, se s’duhet të thuhet”.

Kjo kërkesë për të mos folur për përpjekjen e saj për të larguar nga programi tregon rregullat strikte të “Big Brother” për ruajtjen e imazhit dhe kontrollin e informacionit që del në publik.

Lini një Përgjigje