TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2024, 18:36

Ish-trajneri personal i Ilari Blasit tregon të vërtetën: Nuk ishte histori solide me ish-bashkëshorten e Françesko Totit

Shkruar nga Pamfleti

Ish-trajneri personal i Ilari Blasit tregon të vërtetën: Nuk

Trajneri personal Kristiano Iovino ka folur për marrëdhënien e tij me Ilari Blazin, duke u shprehur se ai nuk ishte shkaktari i ndarjes së saj me Françesko Totin.

Unë dhe Ilari u takuam në fund të vitit 2020. Më pas ramë dakord të takoheshim personalisht. U takuam kryesisht në shtëpinë time. Më ka ndodhur të takohemi disa herë edhe në një dyqan që frekuentonim të dy. Ajo më propozoi që të bashkohesha me të në Nju Jork.

Ilari ishte atje me motrën e saj dhe unë kisha disa miq në qytet ato ditë. Vendosa të mos shkoja, ajo ishte e martuar. Nuk mund të flasim për histori solide apo lidhje intime. Edhe muaj mund të kalonin pa u parë, pasi unë isha shpesh jashtë Italisë.

Në takimet tona më bëri të kuptoj se martesa e saj ishte në fund dhe se ata praktikisht jetonin të ndarë në shtëpi. Fjala marrëdhënie e zmadhon atë që ekzistonte realisht mes nesh”, deklaroi ai.

kristiano iovino trajneri personal i ilari blasit

Lini një Përgjigje