TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2024, 18:54

Sanremo 2024, zbulohen detajet e festivalit më të madh italian

Shkruar nga Pamfleti

Sanremo 2024, zbulohen detajet e festivalit më të madh italian

Javën e parë të shkurtit do të nisë edhe festivali kryesor i fqinjit tonë, Italisë.

Më në fund për Sanremo 2024, edicioni i 74-t i këtij festivali, po zbulohen detaje të reja.

Për herë të parë do të garojë një numër rekord këngëtarësh, plot 30, për të marrë çmimin e madh si dhe për të përfaqësuar Italinë në Eurovisionin e këtij viti.

Një ndër vendimet më të rëndësishme është ndryshimi i mënyrës së votimit. Këtë vit përveç votave me mesazhe nga publiku dhe votave të jurisë në sallë, do të shtohen edhe votat online nga publiku dhe votat e një jurie të dytë radiofonike. Këta të fundit do jenë përfaqësues të radiove më të rëndësishme në vend.

Nata e parë do të mbahet më 6 shkurt kur do të performojnë 39 këngëtarë të cilët më tej do të ndahen në dy gjysma për të performuar të mërkurën më datë 7 dhe të enjten më datë 8 shkurt.

Risia është fakti që në mbrëmjet e ndërmjetme, artistët që nuk do të performojnë do të dalin në skenë për të prezantuar kolegun/en pasardhës/e. E premtja, 9 shkurt, do jetë e dedikuar ndaj artistëve më të mirë në vend që kanë vulosur historinë e muzikës.

Secila brëmje do të ketë edhe të ftuar special siç janë: Giovanni Allevi, Russell Crow dhe Eros Ramazzotti, Roberto Bolle dhe Gigliola Cinquetti

Marco Mengoni, fituesi i vitit që shkoi do jetë këtë vit jo vetëm i ftuar special, por edhe bashkëprezantues i natës së parë.

Të tjerë emra që do shoqërojnë prezantuesin zyrtar, Amadeus, në skenë do të jenë: Giorgia, Teresa Mannino, Lorella Cuçarini dhe Fiorello.

Edicioni i 74-të i Sanremo do shfaqet nga data 6-10 shkurt në Rai1 dhe Rai2.

Lista e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

Ghali – “Casa mia”
Alessandra Amoroso – “Fino a qui”
Gazzelle- “Tutto Qui”
Ricchi e Poveri – “Ma non tutta la vita”
Dargen D’Amico – “Onda Alta”
Angelina Mango – “La noia”
Fred De Palma – “Il cielo non ci vuole”
Fiorella Mannoia – “Mariposa”
Loredana Bertè – “Pazza”
Mr. Rain – “Due altalene”
Geolier – “I p’ me, tu p’ te”
Negramaro – “Ricominciamo tutto”
Rose Villain – “Click Boom!”
Mahmood- “Tuta Gold”
Diodato – “Ti muovi”
Annalisa – “Sinceramente”
Il Volo – “Capolavoro”
Emma - “Apnea”
Francesco - “Renga e Nek, Pazzo di te”
La Sad – “Autodistruttivo”
Irama – “Tu no”
BigMama – “La rabbia non ti basta”
The Kolors – “Un ragazzo una ragazza”
Sangiovanni – “Finiscimi”
Il Tre – “Fragili”
Alfa – “Vai!”
Maninni – “Spettacolare”
Clara – “Diamanti grezzi”
bnkr44 – “Governo Punk”
Santi Francesi – “L’amore in bocca”

 

sanremo festival itali

Lini një Përgjigje