TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Maj 2026, 13:05

“Nuk e ka mendjen tek çunat”, vajza e Moza Ahmetit: Qëndroi 20 vite në një martesë vetëm prej meje dhe motrës

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e ka mendjen tek çunat”, vajza e Moza Ahmetit:

Marrëdhënia shumë ediskutuar e Moza Ahmetit me vajzat e saj është një ndër gjërat që inkuriozojnë më shumë publikun e “Ferma Vip”.

Vëmendja u rrit edhe më shumë pas dronit mbështetës që mbërriti në fermë, si dhe komenteve të saj me humor lidhur me vajzën “milionere”.

Mes debatit online, vajza e poetes reagoi publikisht duke ndarë detaje personale për jetën e së ëmës dhe sakrificat që ajo ka bërë ndër vite për familjen.

“Për mua dhe motrën time ka qenë gjithmonë një mama ideale”, shkruan ajo, ndërsa tregon se poetja është përballur me vështirësi ekonomike, por pa lejuar që fëmijët të ndienin mungesa.

Sipas saj, Ahmeti është kujdesur për arsimimin dhe mirëqenien e tyre, shpesh duke sakrifikuar rehatinë personale.

Ajo zbulon gjithashtu se e ëma ka zgjedhur të mos krijojë një lidhje tjetër prej afro dy dekadash, për t’iu përkushtuar plotësisht vajzave. “Prioriteti i saj kemi qenë gjithmonë ne”, thuhet në reagim.

Duke iu përgjigjur kritikave në rrjet, vajza e saj thekson se “një nënë si Moza meriton qiellin plot me drona dhe parashuta”, ndërsa sqaron se surpriza erdhi si shenjë dashurie dhe malli.

Në fund, ajo nënvizon se sjellja e Mimoza Ahmetit brenda formatit është pjesë e spektaklit dhe nuk duhet gjykuar jashtë kontekstit të lojës.

Postimi i plotë i Lukës:

Për të gjithë kuriozët. Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë. Ne kishim gjithmonë më shumë rroba e tualete se ajo, në shkolla private, pavarësisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmonë në shtëpi. Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë e prapë ndejti 20 vjet vetëm për mua dhe motrën. Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta. E bën kastile që të shkoj ta takoj, se e ka marrë malli dhe nuk u takuam dot vjet sepse nuk arrita të shkëputem nga puna kur ajo ishte pushim nga universiteti. Për të gjithë ata që mendojnë se Mimo e ka mendjen tek çunat, duhet të kuptoni që ajo po bën show dhe nuk është fare karakter i përdalë, përkundrazi ajo vlerëson martesën dhe familjen mbi çdo gjë.

“Nuk e ka mendjen tek çunat”, vajza e Moza Ahmetit:

luka moza ahmeti

Lini një Përgjigje