Miri i “West Side Family”, tanimë i njohur si Miri i Big Brother ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur hapur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Albania 5”, raportet me ish-banorët dhe dinamikat brenda shtëpisë.
Gjatë intervistës, diskutimi është përqendruar edhe te çiftet e krijuara në reality show, veçanërisht te Mateo dhe Brikena, për të cilët moderatorët e kanë pyetur nëse lidhja e tyre ishte e sinqertë apo pjesë e strategjisë së lojës.
Pjesë nga intervista:
Moderatori: Sa u beson ti çifteve të krijuara në “Big Brother”? Sa beson te Mateo dhe Brikena? A është një çift real apo lojë?
Miri: Atje brenda unë e kam thënë shpesh herë që ishte lojë dhe disa e kanë shfrytëzuar si lojë në “Big Brother”, sepse nuk kishin tjetër histori përveç lidhjes. Duam apo s’duam, historia e dashurisë është interesante për publikun. Tani jashtë nuk e di fare çfarë bëjnë.
Janë të dashuruar, postojnë foto, udhëtojnë…
Miri: Po mirë, kur i publikojnë këto, është mendimi im këtu.
Pra mendon që është edhe për inerci pas BB?
Miri: Unë mendoj se po e shfrytëzojnë.
Në një moment tjetër të intervistës, ai u pyet edhe për marrëdhëniet me ish-banorët dhe aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.
Po Selin dhe Gimbo?
Miri: Nuk i kam parë.
Janë me pushime.
Miri: Bëfshin qejf!
Nuk ndiqesh në rrjete sociale me asnjërin prej tyre?
Miri: Jo, nuk ndiqem. Jam i pa ndjekur.
Lini një Përgjigje