Një incident që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes së basketbollit në Prizren, ku protagonistë nuk ishin vetëm lojtarët në parket, por edhe atmosfera e krijuar në tribuna.
Sasa Hoda, e cila ishte e pranishme për të përkrahur Trepçën, është përballur me thirrje fyese nga një pjesë e tifozëve të Bashkimit. Pamjet e publikuara në TikTok tregojnë momentin kur nga tribunat dëgjohen ofendime në drejtim të saj.
“Qite k*rvën jashtë”, dëgjohet të thërrasin disa tifozë gjatë ndeshjes, ndërsa situata ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në videot që po qarkullojnë online, Sasa shihet në shoqërinë e Bia Khalifës, teksa ndiqnin takimin nga afër. Pavarësisht atmosferës së tensionuar dhe thirrjeve të vazhdueshme, ajo nuk ka reaguar ndaj provokimeve.
Madje, në disa momente, Sasa Hoda duket e qetë dhe duke buzëqeshur, duke mos i kushtuar vëmendje ofendimeve që vinin nga tribunat.
Ngjarja ka hapur debat edhe në rrjet, ku shumë komentues kanë kritikuar gjuhën e përdorur nga tifozët, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar situatën si pjesë të rivalitetit sportiv mes tifozërive. Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga Sasa Hoda lidhur me incidentin.
Sasa Hoda është një figurë publike nga Kosova, e njohur kryesisht pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova. Ajo u bë pjesë e edicionit të katërt të formatit dhe mori vëmendje për deklaratat, debatet dhe historinë e saj personale brenda shtëpisë.
Sasa vjen nga Gjakova dhe është prezantuar si gazetare dhe e angazhuar në politikë.
Lini një Përgjigje