TAGS-AT E JAVËS

Showbiz19 Maj 2026, 20:43

Milionat po shterojnë? Harry dhe Meghan në vështirësi financiare!

Shkruar nga Pamfleti
Milionat po shterojnë? Harry dhe Meghan në vështirësi
Princ Harry dhe Meghan Markle

Princ Harry dhe Meghan Markle raportohet se po përballen me vështirësi financiare, gjashtë vite pas largimit të tyre nga familja mbretërore britanike dhe vendosjes në Kaliforni.

Sipas “Page Six”, çifti po has probleme edhe për të mbajtur rezidencën e tyre luksoze në Montecito, e cila vlerësohet rreth 15 milionë dollarë.

Burime pranë çiftit kanë deklaruar se mundësitë e biznesit dhe të ardhurat nuk janë më në të njëjtin nivel si në vitet e para pas largimit nga Mbretëria e Bashkuar.

Raportohet se Meghan Markle është aktualisht personi që siguron pjesën më të madhe të të ardhurave të familjes, ndërsa shpenzimet vjetore për mirëmbajtjen e pronës arrijnë deri në 6 milionë dollarë.

Një tjetër kosto e konsiderueshme mbetet siguria private për çiftin dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, e cila sipas raportimeve kap shifrën e rreth 3 milionë dollarëve në vit.

Në vitin 2020, Harry dhe Meghan u larguan nga detyrat mbretërore me synimin për të krijuar pavarësi financiare. Pas kësaj, ata firmosën një marrëveshje me Netflix me vlerë rreth 100 milionë dollarë përmes kompanisë “Archewell Productions”.

Megjithatë, disa nga projektet e realizuara në bashkëpunim me platformën nuk kanë pasur suksesin e pritur. Dokumentarë si “Heart of Invictus” dhe “Polo” nuk arritën të gjeneronin audiencën e parashikuar.

Po ashtu, emisioni i Meghan Markle “With Love, Meghan” është ndërprerë pas dy sezonesh, ndërsa podcast-i “Archetypes” në Spotify u mbyll pas vetëm 12 episodesh.

Markle ka lançuar edhe markën e saj lifestyle “As Ever”, me produkte si marmelata dhe qirinj aromatikë, por sipas raportimeve Netflix është tërhequr nga financimi i projektit para se ai të mbushte një vit në treg.

Këto zhvillime kanë shtuar spekulimet mbi situatën financiare të çiftit dhe marrëdhënien e tyre me kompanitë e mëdha të medias dhe streaming-ut.

princ harry dhe meghan markle

Lini një Përgjigje