Paralajmëron ish-shefi i Policisë Rrugore: Moza Ahmeti është si Antonov, ka ndezur vetëm një motorka bërë deklarata të forta në emisionin “Mes’dritë”, ku ka folur për pjesëmarrjen e vajzës së xhaxhait, Mimoza Ahmeti, në reality show-n Ferma VIP.
Ai e krahasoi Mozën me avionin gjigant “Antonov”, duke theksuar se sipas tij ajo ende nuk ka shfaqur potencialin e plotë në lojë.
“Gjithë fisi e ka pasur dhe e ka pikë të dobët Mozën. Mimoza… e patë çfarë avioni u aterua në Prishtinë para disa ditësh? Antonov… është avioni më i madh në botë. Për mua e tillë është Moza. Më vjen keq që ajo ka ndezur vetëm një motor. Nuk është aktivizuar.”
Ai shtoi se ajo është shumë e aftë në kuptimin psikologjik dhe social të lojës:
“Ajo është shumë njerëzore, në çdolloj dimensioni. Mimoza e njeh psiko-sociologjinë, edhe nga përvoja e jetës. E di shumë mirë që aty është një eksperiment social.”
Duke komentuar përplasjen e saj me Zhakun në spektaklin e fundit, Ahmeti u shpreh:
“O Zhak mos i hy Mozës në hak se Moza të merr zhag. Ajo nuk e kupton se në këtë formë ajo po e ngre shumë më lart.”
Ai foli edhe për anën familjare të saj, duke e përshkruar si nënë të kujdesshme dhe shumë të dashur:
“Si nënë është gjigante. Është shumë protektive dhe e kujdesshme. Është shumë e dashur dhe fëmijët e mi e duan shumë.”
Lini një Përgjigje