TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2024, 10:33

Në proces divorci, JLo dhe Ben Affleck fotografohen bashkë dhe shumë të afërt

Shkruar nga Pamfleti

Në proces divorci, JLo dhe Ben Affleck fotografohen bashkë dhe

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se kanë marrëdhënie shumë të mirë, edhe pse në proces divorci. Çifti i famshëm u fotografuan ditën e djeshme bashkë me fëmijët e tyre. Të shtunën, më 14 shtator, ish-çifti u fotografuan së bashku në The Beverly Hills Hotel në Los Anxhelos, duke shënuar herën e parë që ata janë ribashkuar publikisht përkrah fëmijëve të tyre që kur këngëtarja Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga aktori më 20 gusht.

Mediat botërore shkruanin që në tituj se JLo dhe aktori janë parë duke këmbyer puthje dhe duke u kapur për dore, pavarësisht se gjyqi për divorc është ende në proces.

Dalja e përbashkët e Lopez dhe Affleck vjen gati një muaj pasi këngëtarja “Can’t Get Enough” paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck pas më shumë se dy vitesh martesë.

Në dosjen e saj, ajo renditi 26 Prill 2024, si datën e ndarjes së tyre.

“Ajo u përpoq shumë për t’i bërë gjërat të funksionojnë dhe është zemërthyer,” tha një burim për PEOPLE of Lopez në kohën e paraqitjes. “Fëmijët janë prioriteti kryesor, siç kanë qenë gjithmonë.”

Në proces divorci, JLo dhe Ben Affleck fotografohen bashkë dhe Në proces divorci, JLo dhe Ben Affleck fotografohen bashkë dhe

 

jlo ben affleck bashke divorc

Lini një Përgjigje