
Ashtu siç e paralajmëroi “Pamfleti”, lajmi se moderatori Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë një natë më parë, gjatë kthimit për në Kosovë dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë rezultoi të jetë një gënjeshtër e madhe.
Sipas disa mediave, ish-banori i Big Brother, ndërsa ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
Në lajm shkruhej se gazetari ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.
Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, Meritoni ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur. Për shkak të orës së vonë të aksidentit, Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për pothuajse një orë.
Por Meritoni ka reaguar në rrjetet sociale, duke mohuar gjithçka.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje