TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shtator 2024, 14:24

Emina Cunmulaj feston 40-vjetorin, i ftuar këngëtari i famshëm Marc Anthony

Shkruar nga Pamfleti

Emina Cunmulaj feston 40-vjetorin, i ftuar këngëtari i famshëm

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, ka festuar pak ditë më parë 40-vjetorin e lindjes me një festë të veçantë, të organizuar në një ambient të ngrohtë dhe miqësor.

E rrethuar nga partneri dhe miqtë më të ngushtë, Emina shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes me elegancën e saj natyrale.

Në mesin e të ftuarve specialë ishin edhe emra të njohur ndërkombëtarë, si këngëtari Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira, të cilët e bënë festën edhe më të veçantë.

Emina kishte veshur një fustan të zi shumë elegant, që theksonte hijeshinë e saj, ndërsa flokët e drejta dhe buzët e kuqe e plotësonin dukjen e saj klasike dhe tërheqëse.

emina cunmulaj marc anthony

Lini një Përgjigje