
Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka habitur ndjekësit në një postim në “InstaStory”, teksa ka lënë të nënkuptohet se gazetari Bledi Bane do të bëhet baba. Ajo publikoi një bisedë të Bledi Manes, ku ky i fundit ka dërguar një mesazh ku shkruan “E kam lënë shtatzënë”. Ndërsa personi me të cilin bashkëbisedon, që dyshohet se është vetë Rike, i shkruan: “Çfarë thua? Seriozisht e ke?”.
Rike Roçi, krahas bisedave private të Bledi Manes, shkruan se i bëri publike si shenjë hakmarrje për shkak të sekreteve që gazetari i ka nxjerrë. Megjithatë ish-banorja e BBV shprehet se nuk do të bëjë publik emrin e gruas që ai ka lënë shtatzënë, duke shtuar “po e kursej”.
“Është hakmarrje, edhe ti sekretet e mia i ke treguar para të gjithëve…nuk po e tregoj kë, po e kursej”, shkroi ajo.
Nuk dihet nëse mesazhet Bledi Mane i ka shkëmbyer me Rike Roçin, apo asaj i ka rënë në dorë biseda e tij me dikë tjetër. Gjithashtu, s’dihet nëse është një shaka mes dy ish-banorëve të BBV për të tërhequr vëmendjen, apo me të vërtetë një “hakmarrje” nga ana e saj. Por, duket se në showbizzin shqiptar do kemi një ‘luftë’ të re, kësaj radhe mes Rikes dhe Bledit, pasi ky i fundit mbi postimin e Rikes shkruan: Bëhu gati Rike Roçi, se nuk përmbahem!
Mesa duket Mane ka biseda të tjera private me Riken ose i di ndonjë sekret, ndaj e kërcënon virtualisht.

Fjalëve që qarkulluan se Bledi Mane është në një lidhje dhe bashkëjetesë me Shqipe Hysenajn, gazetari iu përgjigj në një story në Instagramin e tij duke thënë: Më mirë bashkëjetoj me tigrin në kopshtin zoologjik…”.

Lini një Përgjigje