TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shtator 2024, 09:47

I bllokuan patentën për shpejtësi tej normave, Hatixheja poston videon e radhës dhe premton ‘sqarim të detajuar’

Shkruar nga Pamfleti

I bllokuan patentën për shpejtësi tej normave, Hatixheja poston

Hati dhe Jashari, që reklamon jetën e tyre të luksit në rrjetet sociale, janë gjobitur nga policia, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Masat janë marrë pas publikimit në rrjetet sociale të videove nga Hatixhja, ku tregon se ecën tej normave, e po ashtu ku shfaqet duke i kërkuar bashkëshortit që të shtojë shpejtësinë.

Policia ka gjobitur çiftin, duke i hequr gjithashtu patentat për 6 muaj ndërsa po ashtu është bërë dhe sekuestrimi i mjetit luksoz “Porsche”.

Menjëherë pas kësaj, personazhi i rrjeteve sociale ka reaguar me disa foto të postuara në “Instagram”, ku shkruante: “Bravo policia për punën e lodhshme dhe të pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!”, teksa e shoqëronte me disa postime ironike si: “Jemi që jemi, po shkojmë për makinën e radhës! Apo ikim jetojmë në Dubai?”.

Por reagimet e saj nuk mbaruan këtu. Ajo vijon me ironitë ku shkruan: “Një rritje rrogash për policinë se kanë bërë alamet kapjeje 19-vjeçare”, teksa shprehet se “edhe në këto raste” e gjen kohën për të bërë vlog.

Mbrëmjen e 12 shtatorit, Hati bëri një tjetër postim, kësaj radhe në “TikTok”, ku tregon momentin e ndalimit nga policia dhe më pas shoqërimin për në komisariat. “Dikush nga ju më ka kallëzuar”, shprehet ajo në videon e saj.

Në fundin e postimit të saj, ajo “sulmon” policinë me ironi duke thënë: “Në fund të ditës e ‘hamë’ ne njerëzit e thjeshtë, ndërkohë këto kamikazët e rrugës nuk pësojnë asgjë”.

Disa orë më parë, Hati ka postuar një tjetër video me ‘këmbë përpjetë’ në makinë, ku thotë se nuk i bëri ndonjë dëm të madh policia me atë patentën, se në fund të fundit ajo ka burrin shofer.

Ndërsa së fundmi, blogerja ka shtuar: “Do kemi story time shumë shpejt, se as gjysmat e atyre që fliten lart e posthë s’janë të vërteta”

I bllokuan patentën për shpejtësi tej normave, Hatixheja poston

hati jashari sqarim patente

Lini një Përgjigje