TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shtator 2024, 13:03

Ups, Dafina Zeqiri nuk fton motrat në dasmë?

Shkruar nga Pamfleti

Ups, Dafina Zeqiri nuk fton motrat në dasmë?

Këngëtarja Dafina Zeqiri është kurorëzuar mbrëmë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Ceremonia u organizua si në një darkë solemne private në një prej restoranteve të kryeqytetit kosovar.

Miq e dashamirës ishin ftuar nga çifti, përfshirë nënën e Dafinës, zonjën Meli.

Por mësohet se në ceremoni munguan dy persona mjaft të afërt të këngëtares.

Bëhet fjalë për motrat e Dafinës, Tringën dhe Besën – as njëra e as tjetra nuk ishin prezente mbrëmë.

Raporti mes motrave Zeqiri ka qenë shpeshherë i komentuar, dhe Dafina shpesh i ka bërë ato ‘follow’ e ‘unfollow’.

dafina zeqiri motrat dasme

Lini një Përgjigje