TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Shtator 2024, 10:02

“Nuk dua t’ju mërzis”, Heidi pendohet shpejt dhe fshin mesazhin

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk dua t’ju mërzis”, Heidi pendohet shpejt dhe fshin

Heidi dhe Romeo kanë kohë që diskutohen nëse janë ndarë apo janë ende bashkë. Datëlindja e Romeos ngriti shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e çiftit, duke qenë se mungonte urimi i Heidit.

Ata vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe ruajnë të gjitha postimet në fotot ku shfaqen bashkë!

Megjithatë dje qarkulloi një postim që Heidi ka bërë në X të cilin më pas e ka fshirë:

“Ju kam shumë xhan! Nuk dua t’ju mërzis. Vetëm kaq doja t’ju thoja. Unë jam mirënjohëse. Faleminderit për të gjitha”

Në rrjet ky mesazh u interpretua si një reagim i ish banores së Big Brother për lidhjen e saj me Romeon, por gjithsesi ishte disi mistik.

Nga ana tjetër Heidi vijon punën për t’u bërë pjesë e sezonit të ri televiziv në Top Channel ku do të vijë si moderatore.

Ajo ka bërë edhe sot një postim ku shfaqet duke reklamuar një linjë flokësh, dhe ajo që ka rënë në sy është fakti që vijon të mbajë unazën.

“Nuk dua t’ju mërzis”, Heidi pendohet shpejt dhe fshin

heidi baci mesazh pendese

Lini një Përgjigje