
Prej muajsh është përfolur se ndarja mes aktorit të humorit Olsi Bylyku dhe Egli Takos, mund të jetë një skemë për të bërë më shumë bujë, pasi dyshja mund të jenë banorë në ‘Big Brother Vip 3’.
Ky aludim madje është publikuar si artikull i TAR ditën e djeshme e më pas është diskutuar në “Shqipëria Live, ku të ftuar për të folur rreth personazheve që do jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania” ishin Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani.
Në studio u fol se pjesë e reality shoë-t do të jetë Olsi Bylyku, ndërsa Egli Tako do të “përdoret” për një situatë të ngjashme si ajo e Bora Zemanit me Donald Veshajn. Nisur nga ky lajm, një reagim ka ardhur nga Egli Tako. Ajo ka postuar një foto në InstaStory, ku shkruan: “Po po. Yhyyyyyy. Telenovela indiane”.
Duket se Egli i ka mohuar këto zëra, duke kundërshtuar kështu aludimet se një histori si Bora-Donald do të përsëritet në “BBV 3”.
Lini një Përgjigje