
Ndërkohë që djemtë dhe vajzat janë në kërkim të dashurisë, shpesh herë marrëdhëniet mes tyre tensionohen, duke shkaktuar debate të mëdha në studio.
Një tjetër situatë mjaft e tensionuar ka ndodhur në “Për’puthen” dhe kësaj radhe është takimi i Albës dhe Redit qe ndezi debate të forta në studion e “Për’puthen”.
Debati i zhvilluar mes tyre:
Gerti: Çfarë ka Redi përveç lekëve?
Alba: Më pëlqyen flokët e Redit prandaj e zgjodha (qesh).
Neda Balluku: Mos thuaj që deformojnë realitetin kur i thua përgjigjet e cunguara. Të pyeti nëse ti me atë djalë po qëndron për tu financuar apo çfarë ka.
Alba: Ne kemi ardhur për show, unë i jap përgjigje meshkujve që kam interes për t’u njohur. Gertit i përgjigjem si dua unë.
Redi: Ajo ka ardhur në takim për t’u njohur me mua.
Gerti: Ti mënon që Alba të ka zgjedhur jo vetëm për lekët
Redi: Ka dalë sepse ka dashur të njihet me mua.
Ndërkohë edhe djemtë e tjerë janë përfshirë në debatin e krijuar, duke hedhur dyshimet e tyre mbi qëllimin e takimit që Alba ka zhvilluar me Redin, një nga djemtë e pikasur për takimet e shtrenjta që zhvillon në “Për’puthen”.
Lini një Përgjigje