
“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë. Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.
Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shqipëria Live” me Arjon Muça ishin Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat që përfliten se do të jenë pjesë.
Liesa: O do futet Olsi, o Egli
Arjoni: Mund të hyjnë të dy
Andi: Nuk mendoj se do futen të dy në një kohë sepse nuk kanë dhënë idenë që janë ndarë në mënyrë të paqtë me njëri-tjetrin
Arjoni: Mos vallë janë ndarë, për t’u futur në shtëpinë e BBV3?
Andi: Mendoj se do futet Olsi se i vlen më shumë për karrierën, sepse Egli ka thënë që do heqë dorë nga muzika dhe do të fokusohet tek palestra e të bëjë një jetë të shëndetshme. Elgin do e kemi për ndonjë situatë alla Bora-Donald
Lini një Përgjigje