
Big Brother Vip Albania 3 do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel në Janar, por ende nuk ka një datë të sigurtë, pavarësisht thashethemeve nëpër media të ndryshme. Flitet se shtëpia ende nuk ka përfunduar.
Ndërkohë që prezantues i shfaqjes reality do të jetë Ledion Liço dhe jo më Arbana Osmani, një lajm që ‘Pamfleti’ e ka lajmëruar kohë më parë dhe në artikuj të ndryshëm:
Dhëndri i familjes ka prezantuar edhe më herët Big Brother, por gjithsesi ky është një rikthim i madh për të në ekran, pas shumë kohësh shkëputje.
Po ashtu mësohet se edhe studio do të rikonceptohet. Deri më tani janë disa personazhe që janë përfolur që do të jenë pjesë e këtij formati, si Romeo Veshaj, Adelina Tahiri, Roza Lati, Egli Tako, Olsi Bylyku, etj. /Pamfleti
Lini një Përgjigje