TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Dhjetor 2023, 11:03

Shtohen zërat se Big Brother Vip 3 nuk do drejtohet nga Arbana Osmani

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen zërat se Big Brother Vip 3 nuk do drejtohet nga Arbana Osmani

Big Brother Vip 3 po troket, por Arbana Osmani ka gjasa të mos jetë më prezantuese e formatit. Atë që ‘Pamfleti’ e tha më herët, e theksuan edhe më shumë story-t e motrave Hoxha.

Si Sara, edhe Lori kanë postuar në profilet përkatëse në Instagram foto ku lajmërojnë se së shpejti nis shfaqja aq e ndjekur për shqiptarët Big Brother Vip, edicioni i tretë.

Normalisht, një postim i tillë duhet të ishte edhe në profilin e Banës, por përveç urimeve të Alketa Vejsiut (dikur armike e betuar) dhe këshillës për të hapur edhe një restorant, përveç këtij bari, ku edhe makaronat duhet t’i marrësh me vete, nuk pamë asnjë ‘gjurmë’ Big Brother-i. Gjë që nuk ka ndodhur në edicionet e tjera.

Kjo shton edhe më shumë dyshimet se nëna e tre fëmijëve nuk do jetë më në drejtimin e shfaqjes reality. Mesa duket produksioni është i vendosur ta lërë Arbanën të merret me gatim dhe në krye të BBV3 të jetë dikush tjetër.

Nëse publiku është ‘mësuar’ me figurën e Arbanës, duhet theksuar se nuk ishte kjo e fundit që bëri BBV, por ai është një produksion vetiu i suksesshëm. Ndërsa moderatorja nuk u shqua shumë në produksione të tipit ‘Dua të të bëj të lumtur’, apo emisioni i pasdites që nisi të moderonte në fillimet e tij. /Pamfleti

Shtohen zërat se Big Brother Vip 3 nuk do drejtohet nga Arbana Osmani Shtohen zërat se Big Brother Vip 3 nuk do drejtohet nga Arbana Osmani

arbana osmani big brother vip 3

Lini një Përgjigje