TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Dhjetor 2023, 09:56

Amadea demaskon Harisin, i publikon fotot e mesazheve me Irisin: Bravo publikut që nuk na e dha ne fitoren

Shkruar nga Pamfleti

Amadea demaskon Harisin, i publikon fotot e mesazheve me Irisin: Bravo publikut

Teksa u përfol se janë ndarë pas spektaklit “Love Island”, këtë lajm së fundmi e ka konfirmuar edhe vetë Amadea.

Ajo ka bërë publike në profilin e saj të Instagramit, një mesazh të Harisit teksa i shkruan një tjetër ish-konkurrente, Irisit.

Kjo e fundit kishte postuar një foto të sajën dhe Harisi i shkruan: “Më lër të të lëpij”, shoqëruar me disa emoji.

Këto mesazhe kanë mbërritur te Amadea, e cila nuk nguroi ta “demaskojë” Harisin.

“Shyqyr që u mbyll me kaq! Çfarë mund të presësh nga dikush që bën gjeste të tilla?! Hera fundit që flas për Harisin, bravo publikut që s’na e dha ne fitoren, e paska parë më mirë se mua situatën“, thotë Amadea.

Amadea demaskon Harisin, i publikon fotot e mesazheve me Irisin: Bravo publikut

Ajo shprehet se e ka marrë vesh nga mediat që Haris e ka hequr nga rrjetet sociale, madje shton se ndihet e manipuluar prej tij.

Sipas Amadeas qëllimi i vetëm i Harisit ishte të shpallej fitues.

Në një tjetër shkrim (të gjatë) në Instastory ish-konkurrentja e “Love Island” shprehet gjithashtu se e kuptoi se ishte përdorur gjatë gjithë kohës nga ai kur u shpallën të dytët në programin e dashurisë.

Më poshtë reagimi i plotë i Amadeas:

“Përshëndetje të gjithë ju, dashamirësit e mirë! Duke qenë se jam mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që më keni ofruar, ndihem e detyruar t’ju informoj mbi situatën që ka ndodhur në ditët e sotme. Të tregohem e drejt, dua të pranoj që unë nga portalet mora vesh fundin e raportit në Instagram me Harris dhe më pas kur ai vetë më hoqi nga rrjetet sociale pa thënë asnjë gjë. Dua të theksoj se jam e habitur dita-ditës me veprimet që bëri djali në fjalë kundrejt meje. Pranoj krenare që ndjenjat e mia në atë program dashurie ishin shumë reale dhe ju e keni përqafuar se sa e vërtetë ka qenë çdo ndjesi kundrejt djalit dhe besova në atë magji që kur dolëm nga aty, ishte më shumë se sa e gënjeshtërt. Qëllimi i Haris ishte të ishte fituesi dhe unë jam manipuluar nga ai, teksa ne dolëm në vendin e dytë kuptova që unë gjatë gjithë kohës isha e përdorura. Më vjen keq Haris që ti për objektivat e tua qenke gati t’i shesësh shpirtin djallit, veprimet e tua e treguan se çfarë fshihet pas atyre buzëqeshjeve dhe lotëve false!

Amadea demaskon Harisin, i publikon fotot e mesazheve me Irisin: Bravo publikut

 

amadea haris demaskim

Lini një Përgjigje