
Misioni Artemis II i NASA-s regjistroi një tjetër zhvillim të rëndësishëm në eksplorimin hapësinor, duke realizuar fluturimin më të gjatë njerëzor rreth Hënës dhe kthim, një arritje që nuk ishte përsëritur prej vitit 1972. Udhëtimi zgjati 10 ditë dhe përfshiu një fazë disaorëshe në afërsi të orbitës hënore.
Gjatë afro 7 orëve pranë Hënës, ekuipazhi raportoi vëzhgime të rralla, përfshirë një eklips total diellor dhe fenomenin e njohur si “Earthset”, ku Toka zhduket gradualisht pas horizontit të Hënës, në një efekt të ngjashëm me perëndimin e diellit në Tokë.
Komandanti i misionit, Reid Wiseman, publikoi pamje të realizuara gjatë këtij momenti, ku shfaqet lëvizja e Tokës në raport me sipërfaqen hënore. Regjistrimi është kryer me pajisje të thjeshta të vendosura në dispozicion të astronautëve për dokumentimin e misionit.
Sipas Wiseman, pamjet janë të papërpunuara dhe ofrojnë një paraqitje të drejtpërdrejtë të asaj që ekuipazhi ka vëzhguar gjatë fluturimit. Në bord ndodheshin edhe astronautët Christina Koch, Victor Glover dhe Jeremy Hansen, të cilët kanë dokumentuar në vazhdimësi zhvillimet gjatë misionit.
Artemis II u nis më 1 prill 2026 dhe përfundoi më 10 prill, duke përmbyllur një nga misionet më të ndjekura të viteve të fundit në programin hapësinor të NASA-s.
???? The commander of Artemis II has released footage of an “Earthset” over the Moon, filmed on an iPhone. pic.twitter.com/XHjXTuOSn4
— NEXTA (@nexta_tv) April 20, 2026
Lini një Përgjigje