TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Prill 2023, 22:54

“Më ke injoruar dhe më bën të ndihem keq”, përplasje të ashpër mes Nitës dhe Kristit

Shkruar nga Pamfleti

“Më ke injoruar dhe më bën të ndihem keq”,

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Kristit dhe Nitës, pasi kjo e fundit gjatë një loje nuk gjeti asnjë përgjigje të saktë, për pasojë nuk fitoi asnjë shumë monetare për ta shpenzuar në qendrën estetike.

Në debatin mes tyre u përfshinë dhe banorët e tjerë, të cilët e cilësuan Kristin si kalama. Kristi i tha Nitës se ai e ndihmoi atë, madje ia tha tre herë përgjigjen. Efi i tha Kristit se ai do vetëm veten e vet dhe askënd tjetër në shtëpi.

Teksa Efi po diskutonte me Kristin, Qetsori u shpreh se ende nuk e kupton se si ai arriti deri në këtë pikë të lojës.

Ky i fundit u shpreh se Kristi nuk do të ndihmoi askënd, ndërsa Efi për të ulur gjakrat, i tha Nitës se ajo do i japë zarfin e saj, që të bëjë trajtime te Frontera Medical Spa.

Kristi i tha Nitës se është shumë e shëmtuar fakti që ajo po kërkon ndihmë për këtë çështje, ndërsa ajo tha i Kristit se sa më shumë flet, aq më keq del.

Pas debatit biseduan sërish. Nita u sqarua me Kristin në dhomën e ndenjjes kur të pranishëm ishin dhe Luizi edhe Dea, duke qenë se u përfshinë në debatin që ata të dy patën.

Nita i tha Kristit se në 115 ditë qëndrimi në shtëpi e ka injoruar atë gjithmonë. Kristi tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, aq më tepër kur ata stërviten gjithmonë të dy.

Sipas Nitës, sjellja e Kristit nuk është normale, pasi ata bashkëjetojnë në një shtëpi, ndajnë të njëjtat ambiente bashkë. Ajo tha se nuk po i kërkon Kristit një lidhje, por marrëdhënien më normale, atë të bashkëjetesës në të njëjtën shtëpi.

Luizi i tha Kristit se si do kishte reaguar ai nëse kjo gjë do i kishte ndodhur atij me Nitën. Ky i fundit madje shtoi se edhe sikur Kristi dhe Nita të qëndrojnë edhe 115 ditë të tjera së bashku, ata të dy nuk do afrohen kurrë.

Kristi tha se Nita po i ushtron atij një lloj “presioni” duke i kërkuar llogari dhe u shpreh se bashkëjetesën ata po e bëjnë në Big Brother, jo në një apartament privat, ku çdo muaj paguajnë qira.

Duke nënkuptuar se kushtet nuk janë të njëjta në një ambient ku janë disa persona, me një ambient tjetër ku ata mund të jenë më vete.

Nita tha se Kristi ka shprehur mungesë respekti ndaj saj, ndërsa solli në vëmendje momentin kur ajo shprehu një shqetësim shëndetësor ditët e para të hyrjes së saj në shtëpi dhe Kristi nuk e pyeti se si ndihej.

 Ajo shtoi se i vjen keq për mënyrën se si Kristi ka vepruar me të dhe për mënyrën se si ai është sjellë me të.

nita kristi bbv

Lini një Përgjigje