Xheorxhina Rodrigez ka qenë në mes të disa skandaleve të mëdha së fundmi. E dashura e Kristiano Ronaldos duket se është personazhi negativ i historive, pasi një ish-koleg dhe ish i dashuri i saj dyshohet se ka folur për mënyrën sesi argjentinasja sillej para lidhjes me yllin luzitan, por edhe në fillimet e lidhjes me të.
Xheorxhina Rodrigez ka folur për fillimet e lidhjes me Kristiano Ronaldon!
Xheorxhina Rodrigez ka thënë gjithmonë se para se të takohej me Kristiano Ronaldon, nuk e ka pasur jetën e lehtë, prandaj i është dashur të punojë si shitëse. Vetëm në vitin 2017 gjithçka do të ndryshonte për të, pikërisht në momentin kur CR7 shkeli në dyqanin ku ishte e punësuar.
“Ishte një ditë vere. Duhej të largohesha në orën 17:00, por një kolegu im më thirri të qendroja edhe gjysmë ore. Kur po dilja nga dyqani, erdhi një burrë i pashëm, gati dy metra i gjatë me një fëmijë dhe disa miq. Më përshëndeti me shumë mirësjellje dhe qeshi. U emocionova, po mendoja "çfarë nuk shkon me mua?" Nuk doja as ta shikoja, më vinte shumë turp”,- ka thenë Xheorxhina Rodrigez, e cila pranon se ishte “dashuri me shikim të parë” kur takoi Kristianon.
Ish i dashuri i Xheorxhina Rodrigez, i ka dhënë 2000 euro në muaj?
Fatkeqësisht për Xheorxhinën, disa nga deklaratat e saj kundërshtohen nga njerëz të së kaluarës së saj. Sipas gazetarëve të botimit ‘Look’, përpara se të takohej me Kristiano Ronaldon, e reja amerikano-jugore kishte një marrëdhënie me një burrë që ishte mirë financiarisht dhe mjaft bujar.
Nën mbrojtjen e anonimitetit, burri ka treguar në botimin spanjoll për marrëdhënien me Xheorxhina Rodrigez dhe madje ka thënë se sa i ofronte asaj çdo muaj për të bërë pazarin e saj. Në zbulimet e bëra, ai tregoi se gjatë periudhës që ishte në lidhje me të dashurën aktuale të Kristiano Ronaldos, ai jetonte në Londër, kështu që për t'u vizituar nga Xheorxhina, i paguante edhe biletat e avionit, si dhe i ka dhënë dhe para xhepi mujore, rreth 2000 euro!
E ka tradhëtuar Xheorxhina Rodrigez Kristiano Ronaldon?
Në të njëjtin material, burri misterioz bëri edhe një zbulim që me një përllogaritje të thjeshtë bëri që shumë njerëz të mendojnë se Xheorxhina Rodrigez e ka tradhëtuar Kristiano Ronaldon në fillim të lidhjes. Gjithçka vjen pas një deklarate të ish të dashurit të Xheorxhinës, se ishte ai që pagoi edhe biletat e avionit të saj dhe motrës së saj, Ivana për të shkuar në Argjentinë për funeralin e babait të tyre.
Në atë kohë, Rodrigez ishte tashmë me futbollistin e famshëm luzitan, ndaj historitë nuk do të shkojnë mirë me lojtarin e Al Nasri. Duke qenë se, në këto momente, nëse do të kalonim sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, Ronaldo është "i neveritur" dhe "i ngopur" nga sjellja, por edhe nga arroganca e të dashurës së tij, e shfaqur në serialin dokumentar që filmoi për jetën e saj në Netflix.
Lini një Përgjigje