TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Prill 2023, 13:48

‘Dashuri poshtë jorganit’/ Kiara Tito: Gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë

Shkruar nga Pamfleti

‘Dashuri poshtë jorganit’/ Kiara Tito: Gjykojmë të

Kiara Tito ishte mbrëmë epiqendra e një debati mjaft të fortë me disa prej ish-banorëve të BB VIP dhe opinionistët. Teksa po justifikonte komentet dhe veprimet e Luiz Ejllit kundrejt vajzave të shtëpisë së BB VIP, ajo iu drejtua Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit duke u thënë:

“Ça keni që më sulmoni gjatë gjithë kohës, sinqerisht se nuk e kuptoj dot. Edhe kur isha brenda edhe tani që dola jashtë më keni sulmuar. Boll pra boll, boll se më lodhët për Zotin”.

Më pas Zhaklin i tha se ka frikë për të ‘se edhe fejesa e saj mund të jetë në kuadër të lojës’.

Nga ana tjetër, Arbri  mbylli këtë debat duke thënë me ironi: “Ke të drejtë. Fjalët e tua nuk bien në tokë”.

Lidhur me të gjitha këto që ndodhën gjatë ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme, Tito ka bërë një reagim në “Instastory”.

“Është e çuditshme si i gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë sa i mjerë është përçmimi ynë. Cit. Zafon”, shkruan Kiara në postimin e saj.

Kiara gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi ku është ajo dhe Luizi duke u puthur.

 

‘Dashuri poshtë jorganit’/ Kiara Tito: Gjykojmë të ‘Dashuri poshtë jorganit’/ Kiara Tito: Gjykojmë të

kiara tito percmimi

Lini një Përgjigje