
Spektakli i mbrëmshëm i BBV u shoqërua me debate të forta dhe në një moment Luizi u shpreh për Efin se nuk do të donte që motra e tij të merrte pjesë në një program dashurie si ai që ku bënte pjesë Efi.
Luizi: Ndoshta kanë çuar në finale Efin sesa Kiarën, se ajo mund të sjellë ndonjë situatë. Ajo ka ardh nga Për’Puthen, nuk është një person që dikush të jetë krenar me e pas motër. Efi nuk e fiton me qenë përballë, as ndaj Kristit, as ndaj Deas.
Megjithatë një gjë e tillë nuk i pëlqeu Arbanës e cila iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk do të kishte dashur të dëgjonte dikë duke thënë të njëjtën gjë për një vajzë që bënte dashuri poshtë jorganit në një format televiziv, duke iu referuar raportit të Luizit dhe Kiarës.
Arbana: Luiz, pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as që dikush të thoshte ‘motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit’. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata.
Luizi: S’kemi bërë gjë poshtë jorganit
Arbana: Edhe sikur të keni bërë, s’ka asgjë të keqe. Ka aludime që keni bërë, por bëni ç’të doni, jeni të lirë. Unë nuk jam e lumtur si trajtohen vajzat që marrin pjesë në programe televizive.
Pas këtij diskutimi, ditën e sotme ka ardhur edhe një reagim i Arbana Osmanit në profilin e tij të Instagramit, ku shkruan:
“Edhe një herë tjetër dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për ‘Vajzat e Përputhen’.
Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si BB apo Përputhen ka një linçim publik 10-fish më të madh se një djalë. Dhe këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën, ku më erdhi shumë keq kur më tha se momenti që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit ‘shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit’.
Nuk e bën një vajzë me turp fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi, duke predikuar moral. Efi, Kiara, Dea, Olta, etj, janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë Big Brotherin e tyre si duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepërt. Aq sa, kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”, përfundon postimi i Arbanës.

Lini një Përgjigje